23:14 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së pretendon se e di qëllimin e vrasjes së Ivanoviq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi thotë se qëllimi final i vrasjes së liderit të SDS-së, Oliver Ivanoviq është krimi i frikës te serbët lokal që kanë qasje pozitive ndaj Kosovës.

“Sipas meje qëllimi final është krijimi i frikës te serbët lokal të cilët kanë qasje pozitive ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Gashi.

Theksoi të kaluarën e Ivanoviq dhe mos mbrojtjen e tij nga shteti serb.

“Ivanoviq është përball me akuza për krime lufte dhe është i vetmi që nuk është mbrojt nga Qeveria serbe që edhe ka dhënë informacione”, tha ai.

“Ivanoviq në fazat e hershme të luftës dhe pasluftës në Kosovë ka qenë një person radikal i cili është marrë edhe me Rojat e Urës dhe organizata të tjera të cilat konsiderohen si organizata kriminale por normalisht nga popullsia serbe rajonale në këtë kohë”, tha Gashi për televizionin Dukagjini.

“Duke pasë konflikte me institucionet e Serbisë, duke qenë një person që i ka kuptu gabimet që i ka bërë pas dhe gjatë luftës dhe duke qenë se është përball i vetëm me sistemin e drejtësisë dhe i vetmi që nuk ka pasur ndihmë nga institucionet e Serbisë duket se kanë kriju situatën paraprake ku z.Ivanoviq ka mund të dëshmojë për veprimet kriminale të cilat mund të jenë bërë në pjesën veriore apo brenda territorit të Kosovës dhe kjo ka shkaktu panik te strukturat paralele prezentë në Kosovë dhe Serbi”, theksoi deputeti.