10:27 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Deputeti i PS-së: Arrestohet Sali Berisha? (Foto)

Një lajm i bujshëm, por që sigurisht është “fake” i pavërtetë, është shpërndarë nga ish-deputeti i majtë Eduard Ndocaj në rrjetet sociale. Ndocaj ka shpërndarë në Instagram një lajm që flet për arrestimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

“Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë mbrëmjen e djeshme nën prangat e policisë së Durrësit”. Kështu shkruan ish-deputeti Ndocaj.

“Arrestimi i tij është bërë në Gjirin e Lalzit, ndërsa Berisha po darkonte me familjen e tij në vilën familjare që zotëron. Mbi Berishën mësohet se rëndojnë dy akuzat si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe 4 vrajset e 21 Janarit. Ai akuzohet për veprime dhe mos veprime me autoritetin që kishte në vitin 2008 dhe 2011”, është shkrimi që Ndocaj citon.

Lajmi është shoqëruar me një foto montazh që shfaq ish-kryeministrin me pranga dhe të shoqëruar nga dy efektivë të policisë.

Fotoja në fakt i përket arrestimit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por ish-deputeti Ndocaj mesa duket ka rënë pre e “Fake News”, përsakohë e ka shpërndarë në rrjetin social si një lajm të vërtetë.