20:59 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i PSD-së deklaron 68 mijë euro kesh

Deputeti i parlamentit të Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani i cili është edhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar në llogarinë e tij 68 mijë euro para kesh. Ndërsa si deputeti i vendit pagë vjetore ka deklaruar se merr 7 mijë e 490 euro.

Gorani i cili ka njoftuar se kryen edhe punën e hulumtuesit në  një organizate joqeveritare “Qendra Liberale – Demokratike”, nuk ka deklaruar sesa është paga e tij në këtë institucion.

Po ashtu Gorani ka deklaruar një shtëpi me vlerë 250 mijë euro e cila është 250 metra katrorë.

Ndër tjera deputeti i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar edhe të hyrat e dy prindërve të tij nga pensionet që marrin, e që bashkë arrijnë vlerën e 3 mijë e 780 euro.

Ai ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij prej 11 mijë e 520 euro, nga puna e saj që bënë në AKP.

Gorani posedon edhe një veturë të blerë në vitin 2006, të cilën e ka vlerësuar 3 mijë euro, ndërsa edhe  një veturë tjetër të bashkëshortes, të cilën e ka vlerësuar 4 mijë e 500 euro.

Temat: