21:55 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Deputeti i VV-së: Kemi 1 milion probleme më të mëdha se flamuri

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Svecla, nuk po i pëlqen ideja që të vendoset flamuri i Kosovës “te rrethi” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Ai ka kritikuar aktivistët e PDK-së që merren me iniciativa të heqjes së flamurit dhe nuk bëjnë peticion për bashkimin e Mitrovicës apo për luftimin e korrupsionit.

Ky është statusi i plotë:

A nuk është mirë që aktivistët e PDK në vend se të ndërmarrin iniciativa për heqjen e flamurit kombëtar, ta bëjnë një peticion për bashkimin e Mitrovicës? Ose një peticion për të luftuar korrupsionin? Ose një peticion për të pasur drejtësi funksionale në gjykata? Ose një peticion për ta ndalur vjedhjen e pasurisë së përbashkët me privatizime të dyshimta e shkatërruese?

Pse merreni me flamuj, 1 milion probleme më të mëdha se flamujt i keni bërë në 10 vjet shtet.