17:19 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deputeti indian vishet si Hitleri (Foto)

Një deputet në Indi ka marrë pjesë në parlament i veshur si Adolf Hitler për të bërë fushatë për më shumë fonde për shtetin e tij.

Naramalli Sivaprasad, aktor i kthyer në politikan, shpesh vishte kështu për seancë parlamentare. Të enjten, deputeti i Partisë Desam Telegu u shfaq në një kostum ngjyrë kafe me një shirit të argjendtë dhe mustaqe të holla.

Ai tha se kostumi duhej t’i dërgonte një paralajmërim kryeministrit Narendra Modi, për të dhënë ndihmë të veçantë ekonomike për shtetin e tij të Andhra Pradesh.

“Kam filluar si ushtar në ushtrinë gjermane dhe kam fituar respekt të madh”, tha ai, duke imituar Hitlerin, “por unë isha lakmitar për pushtet dhe si rezultat u bëra përgjegjës për Luftën e Dytë Botërore, që rezultoi me vdekjen e disa [dhjetëra miliona] njerëz dhe unë gjithashtu vrava veten. “