22:59 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti, këngëtar i tallavasë thotë se fiton vetëm 1 mijë euro në muaj nga muzika

Deputeti, këngëtar i tallavasë thotë se fiton vetëm 1 mijë euro në muaj nga muzika

Këngëtari, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, (AKK).

Ai ka deklaruar se ka marrë vetëm 1 mijë euro në muaj nga shërbimet muzikore për vitin 2017-2018, shkruan Insadjeri.

 

 

 

Rreth 925 mijë euro është vlera që Tahiri i ka deklaruar në kategorinë e pronave të paluajtshme.

Një parcelë tokë me sipërfaqe 25 ari, e trashëguar nga gjyshi ka vlerën e 125 mijë euro. Parcelë tjetër tokë rreth 31 ari, prejardhja e së cilës është nga përfitimet muzikore, kap vlerën e 160 mijë eurosh. Shtëpi banimi 1.025.00 metra katrorë, prejardhja e të cilave është nga përfitimet muzikore, në vlerë prej 370 mijë euro, dhe dy shtëpi nga me prejardhje të babait, e vlerë prej 270 mijë eurosh.

 

 

 

 

Tahiri ka deklaruar tri vetura, ku vlera e tyre shkon në 52 mijë e 800 euro. Prejardhja e pasurisë në këtë kategori është nga muzika.

 

 

Në formularin e pasurisë figuron se Tahiri ka edhe biznes, në të cilin është aksionar 100 përqind. Kompania e tij me emrin “Erzana”, kap vlerën e 15 mijë eurosh.

Këngëtari, Labinot Tahiri para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare mban në katër banka dhe vlera e totale është 25 mijë e 680 euro.

Tahiri pagë mujore neto nga Kuvendi i Kosovës merr 1700 euro.