22:35 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputeti Krasniqi i kthehet muzikës, këtë herë pak më ndryshe (Foto)

Deputeti Memli Krasniqi ishte dikur shumë i suksesshëm në muzikë, këngët e tij shndërroheshin në hite.

Madje muzika që bënte ishte ‘Rap’ e ndër këngët që vazhdon të mbahet mend është edhe ‘Ushtari i rrugës’.

Sot, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë në Shalë të Bajgorës bashkë me shumë të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka pasur debat, muzikë e futboll.

Me këtë rast ai i është rikthyer muzikës, madje duke performuar disa këngë me kitare. Sigurisht nostalgjia për profesionin e dikurshëm nuk largohet kurrë./Indeksonline/