21:00 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti Zemaj takon deputetin gjerman, flasin për zhvillimet në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj sot ka takuar deputetin e CDU/CSU, Peter Beyer.

Zemaj ka treguar se me Beyer kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, sfidat, progresin dhe angazhimin e tyre në avancimin e agjendës evropiane, transmeton Indeksonline.

Po ashtu në Budastagun Gjerman është diskutuar edhe vazhdimi i misionit të forcave ushtarake gjermane të Bundesëehr-it në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot takuam Peter Beyer, Deputet i CDU/CSU. Biseduam për zhvillimet në Kosovë, sfidat dhe progresin si dhe angazhimin tonë në avancimin e axhendës europiane. Zt. Beyer shprehu interesimin për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe gjendjen e sigurisë në vend. Sot ishte edhe diskutimi në Bundastagun Gjerman për vazhdimin e misionit të forcave ushtarake gjermane të Bundesëehr-it në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Po ashtu takuam dhe bashkëbiseduam me Mario Ohoven, Presidenti i asociacionit të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme Europiane. E njoftuam për mundesit që ofron Republika e Kosovës në fushen e ndërmarrësis dhe angazhimin tonë në krijimin e një ambienti sa me të favorshem për investime Gjermane në vendin tonë./Indeksonline/