17:49 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së krahason veprimin e VV-së me atë të serbëve para 25-viteve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se LDK mbetet e njëjtë, si në pushtet si në opozitë dhe se interesi i saj është shteti dhe qytetarët e saj.

Sipas saj gazi lotsjellës i hedhur sot nga Lëvizja Vetëvendosje në sallë të Kuvendit është i ngjashëm me atë që ishte hedhur para 25 viteve nga serbët.

Ky është postimi i plotë:

LDK mbetet e njejte,si ne pushtet si ne opozite.Interes i saj shteti dhe qytetaret e saj.Gaz e helm kishte edhe para 25 viteve nga serbet por shqiptaret i perballuan edhe atehere,edhe sot njejte-te pamposhtur !!!