16:12 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së: Momenti i fundit, të ratifikohet demarkacioni

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se është momenti fundit që nesër deputetët të votojnë pro dhe me këtë rast ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Deliut, duhet të lihen anash mospajtimet që kanë zgjatur disa vite. Ajo thotë se është koha e fundit që të dilet nga izolimi, transmeton Indeksonline.

“Është moment i fundit që ne të lëmë anash mospajtimet dhe akuzat që i dëgjojmë tash e tre vjet, por të ecim përpara në ratifikimin e demarkacionit. Qytetarët nga ne kërkojnë unitet, përtej dallimeve politike e etnike, për të dalë nga izolimi”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme është shtyrë për nesër në ora 10:00./Indeksonline/