12:16 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së, proteston kundër vizitës së Vuçiqit në Drenicë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu duket se ka dalë për të kundërshtuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Drenicë.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet bllokada që i është bërë atij.

Ndryshe, Vuçiqit i është ndaluar hyrja në Drenicë nga shumë banorë të kësaj ane, ndërkohë që lejen e tij e ka revokuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Indeksonline/