Derbi i Londrës: Ndeshja me pjesëmarrjen më të lartë në histori të Premier Ligës
Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Arsenal në ‘Wembley’ zyrtarisht tërhoqi turmën më të madhe në Premier Ligë.
Ndeshja përfundoi me fitore të Tottenham, me rezultat 1-0, golashënues Harry Kane.
Në këtë takim ishin të pranishëm 83,222 tifozë, rekord i ri ky në Premier Ligën angleze.
Tottenham kishte vendosur më herët një rekord shikueshmërie në Premier Ligë, ku në ‘Wembley’ në fitoren ndaj Manchester United ishin të pranishëm 81,978 tifozë. /IndeksOnline/