17:00 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dërguti se ka ndërmen ta lëshoi pozitën e nënkryetares, ajo sot kryesoi edhe seancën

Aida Dërguti, ish deputete e Lëvizjes vetëvendosje, dhe tani pjesë e grupit të ndarë nga kjo parti e të kaluar në Partinë Social Demokrate, sot kryesoi seancën e Kuvendit nga cilësia e nënkryetares.

Pozitë kjo ë cilën tash e sa muaj ish partia po kërkon që kjo ta lë, ngase i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Dërguti, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Vetëvendosje më 11 dhjetor të vitit të kaluar, derisa pozitën e nënkryetares në emër të këtij subjekti vazhdon ta mbajë ende.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ia pati kërkuar dorëheqjen për çka madje Kuvendi pati votuar. Por VV kishte dështuar që  mbledhë votat e deputetëve për ta larguar atë nga pozita.

Sipas nenit 67 të Kushtetues së Kosovës, tre poste të nënkryetarit iu takojnë që tri subjekteve më të mëdha parlamentare. Kjo i bie që nënkryetar do të kenë PDK, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe dy janë prej pakicave.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit Parlamentare.

Megjithatë Dërguti nuk e ka ndërmend ta lë këtë pozitë. Ky ishte kryesimi i parë i Dërgutit pas dështimit të largimit të saj nga kjo pozitë parlamentare.