10:53 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Deri të dielën ftohtë, nga e hëna moti ndryshon

Moti me borë e shi do të mbajë deri në ditën e diel.

Pas kësaj ditë, moti do të nis të përmirësohet, ku temperaturat do të arrijnë deri në 10 grad në ditën e hënë, shkruan Indeksonline.

Me poshtë gjeni motin për ditët në vijim:

23.03.2018 – Fushat e presionit të ulët vazhdojnë të mbeten aktive mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë kushte për vransira dhe të reshura, ndërsa masat e ftohta polare do të tërhiqen më në lindje të kontinentit, për t’u zëvendësuar me rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin gradualisht temperaturat në vlera pozitive.
24.03 – Mot i ftohtë. Në mëngjes reshjet e borës, mund të vazhdojnë vende-vende. Gjatë ditës mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
25.03 – Në mëngjes pjesërisht vranët dhe me ngrica. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
26.03-27.03 – Mot kryesisht i vranët. Të hënën pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
28.03 – Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të vazhdojnë të mbeten ndjeshëm nën vlera mesatare, e gjatë javës gradualisht do të vazhdojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në -2C, e në fillim të javës deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 3C deri në 6C, e të hënën do të rriten deri në 10C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.

Edhepse, mbi vendin tonë mbeten aktive fushat e presionit të ulët, që do të sjellin mot më dinamik, por, për shkak të temperaturave të ulëta, ekziston mundësia e rritjes së ndotësve, ku vlerat ditore të AQI-së do të luhaten rreth vlerave mesatare, e ato maksimale do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

 

Temat: