20:58 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Deschamp ultimatum Griezmannit: Thuaj PO Barcës, ose thuaj OK Atleticos

Selektori i Francës, Didier Deschamp ka thënë se Antoine Griezmann duhet të marrë vendimin e të ardhmes para fillimit të Kampionatit Botëror. Trajneri francez ka marrë këtë vendim siç thotë ai për të mirën e vetë sulmuesit.

“Griezmann duhet të çlirohet psiqikisht. Për t’u çliruar plotësisht, ai duhet të marrë vendimin e tij para fillimit të Kupës Botërore. Duhet të marrë guxim t’i thotë OK Atleticos për kontratën e re, apo PO ofertës së Barcelonës” ka thënë Deschamp.

Vetë sulmuesi kishte paralajmëruar se do ta zgjidhte këtë dilemë para Kupës së Botës, gjë të cilën s’e ka bërë ende./Indeksonline/

Temat: