11:10 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dëshiron t’i tregojë të dashurit se është shtatzënë, e bën këtë përmes një pice (Foto)

Çdo gjë duket më e bukur kur në pyetje është pica.

Nëse keni qenë ndonjëherë në dyshim për këtë fakt të thjeshtë të jetës, drejtojeni vëmendjen tuaj në një rast të ndodhur së fundi në një restorant në Meksiko.

Dikush ka kërkuar që ën restorant t’i mundësohet që kapaku i picës të ketë një shkrim të veçantë, duke i dhënë kështu lajmin për shtatzëni.

“Fluturat në barkun tim janë shndërruar në dy këmbë të vogla. Jam shtatzënë”, ishte shkruar në të, transmeton Indeksonline.

Sigurisht kushdo që e mori porosinë për ta bërë këtë u ndje mjaft mirë madje ishte shprehur se po i vinte të qaj, nga emocionet./Indesonline/