20:31 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dështimi i Komunës së Klinës, organizim dëshpërues për finalen e kupës (Foto)

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunë e Klinës ka organizuar transmetimin e finales së kampionatit botëror në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Organizimin për ndeshjen Francë-Kroaci ata e njoftuan edhe përmes faqes së tyre zyrtar në Facebook.

Në pamjet e dërguara nga disa qytetarë të Klinës për Indeksonline, shihet edhe organizimi i bërë.

Një televizor i vendosur mbi një tavolinë, ishte improvizimi që jo çdo kush mund ta ketë pritur nga një komunë.

Sigurisht, për shkak të këtij organizimi, interesi për të parë lojën në këtë vend ishte vetëm nga disa fëmijë.

Sigurisht qytetarët janë ndarë të zhgënjyer nga ky organizim, i cili nuk kishte të paktën as një reflektor ku do mund ta shihnin më mirë lojën./Indeksonline/