18:38 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Detaje nga aksidenti në SHBA, ku humbi jetën 12 vjeçari shqiptar (Foto)

Tragjedi për familjen shqiptare 5 ditë pasi erdhi në SHBA, makina përplas për vdekje 12 vjeçarin shqiptar!

Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmija i tyre, 12-vjeç është përplasur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur u aksidentua rëndë dhe humbi jetën ne spital.

Ndërkohë, që mbledhje fondesh financiare nga Elona Gjekaj për Funeralin e Elios Xhemollarit, bëhet me dije se është hapur për këtë rast, nga një portal për ngritjen e fondeve në internet në linkun “www.gofundme.com/5gi25z4”.

Portali, i këtij linku thotë se Elona Gjekaj, është iniciatorë e cila ka kërkuar ndihmën për Funeralin e Elio Xhemollarit! Në ndihmën që mund të jap secili për Funeralin e 12 vjeçarit shqiptar Elios Xhemollarit , që humbi jetën në Nju Jersy, vetëm disa ditë, mbasi ai kishte ardhur nga Shqipëria.

“Ky djalë i vogël erdhi nga Shqipëria, pesë ditë më parë me familjen e tij për të filluar një jetë të re në SHBA. Ndërsa familja e tij po përshtatej dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre, këtu, një ngjarje tragjike, ia fiku dritën e jetës, në moshën 12 vjeçare”.

Djali i cili u godit dhe u vra nga një kamion të martën ndërsa bënte “xhiiro” në rrugë me një biçikletë kishte ardhur me familjen e tij në New Jersey nga Shqipëria, pesë ditë më parë, për një jetë më të mirë dhe ishin ditët e para që ata po vendoseshin në shtëpinë e tyre të re në këtë qytet të New Jerseyt- Bergen – Paramus.

12-vjeçari, Elios Xhemollari, u identifikua nga kushëriri i tij në një faqe interneti GoFundMe, të cilët tani janë duke mbledhur para për shpenzimet e varrimit.

“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa lëvizte me biçikletën e tij në rrugën Lanza Ave në kantonin Garfield,” tha faqja GoFundMe, duke shprehur një hidhërim të madh edhe të qindra komentuesve në faqen e saj.

Ndërsa, policia e qyteti tha në një deklaratë se Elios Xhemollari, ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit, ndërsa, të martën, ai u godit në cep të rrugëve Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 të mes drekës, tha shefi i policisë Raymond Kovach.

Kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar nga New Jersey-it, i cili po shkonte në lindje duke kaluar në rrugën Lanza Avenue dhe po bënte një kthesë të drejtë në Pleasant Avenue. Djali, duke lëvizur me një biçikletë, po shkonte drejt lindjes në rrugën Lanza Avenue nëpër trotuar, kur u godit nga kamioni, tha Kovach.

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe u transportua në Zyrën e Ekzaminuesit të Mjekësisë së Bergenit në Paramus.

Shoferi i cili bashkëpunoi me hetimin dhe refuzoi kujdesin mjekësor personal. Hetimi po vazhdon, megjithatë asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit deri tani, por së shpejti do të bëhet thanë anëtar të familjes së viktimës në rrejtët sociale. /Indeksonline/ (Beqir Sina-New York)

Temat: