11:48 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Detaje nga edicioni i sivjemë i Dancing With the Stars

Kohët e fundit në media është shkruar se shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars”. Deri tani thuhet se moderatore e këtij programi do të jetë Almeda Abazi ish-miss Shqipëria.

Blitz.al ka mësuar se këtë vit programi i kërcimit do të vijë ndryshe nga më parë.

Në muajin Mars në Vizion Plus do të nisë “Dancing with the Stars Best”. Burime të brendshme kanë treguar për Blitz.al se kasti i këtij viti do të përbëhet nga personazhe të njohur të ekranit shqiptar por të cilët i kemi parë edhe më herët të kërcejnë.

Produksioni ka menduar që këtë vit të realizojnë një “Dancing” në formën e një reality show ku personazhet që do të konkurrojnë në kërcim do të jenë 2 nga konkurrentët më të mirë të 6 edicioneve të mëparshme. Këtë vit ka shumë surpriza dhe konbkurrenca do të jetë e fortë.