10:05 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Detaje për lëndimet e basketbollistëve kosovarë, Graniti lirohet nga spital

Ish kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka folur për gjendjen shëndetësore të përfaqësuesve të  federatës të cilët pësuan lëndime si pasojë e aksidentit fatal gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Belegu ka treguar për “Indeksonline” se në këtë aksident kanë pësuar lëndime katër persona të tjerë.

Sipas tij,  nga vëllezrit Rugova, Graniti është liruar nga  spitali ndërsa Fisniku është duke vazhduar edhe më tutje trajtimin mjekësorë.

Kurse, njëri është në spital të Gjakovës dhe  po ashtu një fizoterapeut në Prishtinë.

“Nga ky aksident janë lënduar, Graniti, Fisniku, Altin Morina dhe fizoterapeuti Kujtim Shala. Për momentin Fisniku është ende i shtrirë në spital ka disa lëndime dhe ka një thyerje në faqe realisht nofull, ai është duke u trajtuar.

Kujtimi ka po ashtu një lëndim dhe është i shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjjisë, ndërsa Graniti është liruar nga spitali  dhe Altin Morina është ende në spital në Gjakovë i cili është i vetmi që ka mbetur në Gjakovë të tjerët janë dërguar urgjentë në Prishtinë”, ka thënë Belegu për Indeksonline.

Ndryshe, në aksidentin tragjik ka mbetur i vdekur basketbollisti kosovar, Gazmend Sinani./Indeksonline/