13:53 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Detaje rreth vrasjes së 29 vjeçarit në Deçan

Sot, rreth orës 11:00 ka ndodhur një vrasje në Deçan.

Indeksonline mëson se viktima është A.T, rreth 29 vjeç nga fshati Lluke.

Viktima mësohet të jetë dërguar për ndihmë në spital, por që plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të.

Sipas burimeve ka qenë personi me inicialet Sh.G, djali i pronarit të kompanisë “Gogaj Ag”, ai i cili ka shtënë mbi viktimën.

Vrasjen në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

“Po, rreth orës 11:10, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Deçan. Viktima është dërguar në Spital por sipas ekipit mjekësor i njejti ka ardhur pa shenja jete”, tha Rugova.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./Indeksonline/

Vritet një person në Deçan