21:03 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Detaje rreth “zhdukjes” së gazetarit serb

Emri i gazetarit serb, Stefan Cvetkoviq pushtoi mediet ditët e fundit pas raportimit se ai është zhdukur pa gjurmë.

Cvetkoviq i cili po hulumtonte vrasjen e politikanit serb Oliber Ivanoviq, në veri të Kosovës, pas gjetjes nga autoritetet kishte thënë se rrëmbyesit e kishin kërcënuar, por nuk e kishin rrahur.

Por sipas medieve serbe, gazetari Cvetkoviq kishte quar në këmbë gjithë vendin edhe para 11 viteve, ku kishte pohuar se ishte dëshmitar i rrëmbyer nga disa persona, transmeton Indeksonline.

Autoritetet serbe dyshojnë se rasti i fundit është i inskenuar e që “tematika e ngjarjes” është e njëjtë me atë të para 11 viteve./Indeksonline/