10:36 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

“Deutcshe Bank” do të mbyll 7 mijë vende të punës

Huadhënësi më i madh gjerman, Deutsche Bank ka bërë të ditur se do t’i mbyll 7 mijë vende të punës, dhe në mënyrë dramatike do t’i pakësojë investimet e bankës, në përpjekje për të marrë veten nga disa vite humbje.

“Numri i pozitave të punës me orar të plotë pritet që nga 97 mijë të bie nën 90 mijë. Zvogëlimi i stafit është duke ndodhur”, thuhet në komunikatën e bankës.

Ky vendim është i pari në drejtimin e shefit të ri ekzekutiv, Christain Sewing, i cili në mënyrë të befasishme ka zëvendësuar John Cryan në muajin prill, përcjell KosovaPress.

“Ne jemi mundësia e Evropoës në financim ndërkombëtar dhe tregun kapital. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në atë që ne e bëjmë mirë me të vërtetë”, thuhet ndër tjerash.

Vendimi u bë i ditur vetëm disa orë para fillimit të mbledhjes gjeneralë në Frankfurt, ku menaxhmenti pritet të përballet me kritika nga aksionarët.