15:36 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dezinfektohen sallat e operacionit në Gjilan, shkak bakteriet

 Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës (SHSKUK),  njofton se në bashkëpunim me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha masat  e nevojshme për funksionalizim të plotë të sallave të operacionit brenda këtij spitali.

Pas  rezultateve të analizave nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar që në salla janë izoluar disa bakterie, përderisa për të ruajtur shëndetin e pacientëve është vendosur që sallat të pastrohen me mjetet e nevojshme dezinfektuese në mënyrë që të parandalohen infeksionet  mundshme brendaspitalore.

Të gjitha rastet emergjente që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike brenda këtij spitali janë kryer dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar shëndeti i pacientëve.

Pas pastrimit me mjetet e nevojshme dezinfektuese, sallat do të rikthehen në punë me kapacitet të plotë, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.