21:10 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Dhëndrri që shpërtheu në lot kur u martua (Foto)

Lotët e një dhëndërri kur pa të fejuarën e tij për herë të parë në një vello, morën dhenë në rrjete sociale!

Është Tyrone Armitage ai i cili këtë moment altari e kishte ëndërruar për 11 vjet me radhë derisa dhe po njoftohej me partneren e tij Kelly.

Por, kur e pa atë krah babait të saj duke ecur drejt tij me fustanin e dasmës, ai tha:

”E vetmja gjë që mendoja ishte: ‘Wow, wow, wow! Sa e mahnitshme do të jeta ime duke e ditur se ajo do të jetë në krahun tim deri në fund të jetës!”-tha ai.

Më tej kur fotografitë e tij u bën virale ai pohoi se ishte burri më me fat në botë!

Por ndonëse ishte i lumtur kur pa nusen e tij në vello, emocionet e dhimbjes i arritën pas lajmit që mori se babai i tij po humbte betejën 16 vjeçare me kancerin.