08:19 / E Hënë, 25 Qershor 2018

Dhërmiu i pastruar dhe gati për turistët (Video)

Bregdeti i Dhërmiut, një nga perlat e bregdetit shqiptarë, ka pësuar një ndryshim si nata me ditën, krahasuar me vitin e shkuar, falë investimeve të kryera nga qeveria.

Ky transformim vjen në kuadër të projektit të qeverisë për Rikualifikimin urban të fshatrave dhe zonës bregdetare në bashkinë e Himarës si dhe falë investimeve të qeverisë shqiptare dhe Bankës për Zhvillim te Këshillit të Evropës (CEB).

Pjesë e këtij projekti janë dhe fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit, me ndërtesa e sheshe të ri-konstruktuara, ndërsa plazhet e Jalës dhe Dhërmiut me shëtitore dhe atraksione të reja.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video, duke lajmëruar se vitin e ardhshëm bregdeti Shqiptar do të jetë edhe më i bukur. Këto investime pritet të kenë ndikim të lartë në rritjen e turistëve në vend.