16:22 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Dhimbjet e kokës mund të jetë shenjë e një rreziku më të madh!

Gjithkush e di se sa e rëndë mund të jetë dhimbja e kokës.

Në shumë raste njerëzit mundohen që të bëjnë zgjidhje vetëm përmes paracetamola-ve apo hapave të ndryshme.

Megjithatë, një mjek ka kërkuar që njerëzit të jenë më të kujdesshëm kur vuajnë nga dhimbja e kokës, pasi dhimbja e kokës mund të jetë shenjë e diçka shumë më serioze, transmeton Indeksonline.

Michael Munger, një mjek i kujdesit parësor nga Overland Park në Kansas, ishte trondit për pasi zbuloi numrin e njerëzve që ai trajton, të cilët injorojnë dhimbjen e kokës kur lindin, thjeshtë duke zgjedhur që të buzëqeshin dhe të mbajnë dhimbjen.

Munger beson se njerëzit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur përjetojnë dhimbje koke, pasi atom und të tregojnë se një individ vuan nga kushtet si tumoret e trurit apo aneurizmat.

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës që njerëzit përjetojnë janë dhimbje koke nga tensione, dhimbje koke nga sinusët apo nga vetë migrena.

Por njerëzit nuk duhet të bëhen më të vetëdijshëm vetëm nga ashpërsia e dhimbjeve të kokës por duke vërejtur se sa shpesh ju jeni goditur nga një dhimbje koke që mund të jetë tregues se si duhet të këshilloheni nga mjeku.

Munger beson se nëse një person ka më shumë se dy dhimbje koke në javë për më shumë se dy javë, atëherë duhet të kontrollohen nga një mjek./Indeksonline/

Temat: