14:44 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dhimbjet në gjoks, shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni?

Dhimbja në anën e majtë të gjoksit është një nga simptomat më të zakonshme për shkak të të cilave pacienti i drejtohet kardiologut dhe një mjeku të përgjithshëm.

Njerëzit lajmërohen menjëherë, pasi janë të shqetësuar dhe sigurisht pasi ndërlidhin këtë dhimbje me problemet e mundshme kardiake, por kryesisht këto dhimbje nuk kanë të bëjnë me zemrën, por shkaku i tyre qëndron në strukturën dhe indet rreth zemrës, thonë mjekët.

Nëse nga anamneza kuptohet se ky nuk është një shkak kardiak, atëherë mjeku supozon se dhimbja vjen nga pjesa e muskujve të kockave, ose është një sindromë e kraharorit.

Dhimbja në kraharor shkaktuar nga inflamacioni i muskujve dhe indit lidhës në kohët moderne është e lidhur me stilin e jetës, që do të thotë se më tepër qëndrojmë ulur dhe kemi aktivitet të pamjaftueshëm.

Mjekët thonë se është normale që njerëzit të mendojnë se dhimbja e gjoksit është një simptomë e problemeve të zemrës, por mjeku duhet së pari të përjashtojë shkaqet e muskujve dhe sëmundjet gastroesophagous, ku acidi nga stomaku mund të çojë në inflamacion të ezofagut dhe kontraktimet e saj shkaktojnë dhimbje të forta që mund të imitojnë simptomat e infarktit.

Por për një person që është mbi 40-vjeç dhe nëse ka dhembje kur bën stërvitje dhe zgjat deri në dy minuta, e cila karakterizohet nga një ndjenjë e djegies dhe që përhapet në qafë dhe dorën e majtë, dhe ndalon pas marrjes së tabletës në bazë të nitroglicerinës, atëherë mjeku mund të supozojë se kemi të bëjmë me një problem serioz, dhe dërgon pacientin në ekzaminim kardiologjik.