11:05 / E Hënë, 21 Maj 2018 / k.v

Dhjami i belit i lidhur me mungesën e vitaminës D

Një studim i ri zbulon se individët me nivele më të larta të dhjamit rreth zonës së barkut dhe belit, kanë më shumë gjasa të kenë nivele më të ulëta të vitaminës D.

Aktualisht, në qarqet mjekësore, vitamina D është biseda e qytetit. E prodhuar në lëkurën tonë në kontakt me dritën e diellit, ajo luan rol të rëndësishëm në trupin e njeriut, transmeton Indeksonline.

Studimet e fundit kanë zbuluar se vitamina D mund të mbrojë kundër dështimit të zemrës, diabetit dhe kancerit, dhe se mungesa e vitaminës D shkakton humbje të flokëve.

Mungesa e vitaminës D ka qenë tradicionalisht e lidhur me shëndetin e kockave, por gjithashtu mund të ketë një rol edhe në infeksionet e traktit respirator dhe sëmundjet autoimune, ndër të tjera./Indeksonline/