16:27 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për MIT 046 NSh Den-Des

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se në përputhje me
Aktvendimin Nr. C-IV- 13-1675 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës
(DhPGjSK) është përmbyllur procesi i likuidimit për MIT046 Ndërmarrja Shoqërore “Den – Des”
me seli në Mitrovicë.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të
Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e
mbylljes së procesit të likuidimit për këtë NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të
Kosovës përmes këtij Aktvendimi e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për
mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartcekur.

Si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve (respektivisht asete-ve) për
të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 17 NSh/Asete.