16:48 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha takon Igor Sholtes, flitet për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha e ka takuar sot Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes. Hoxha ka treguar se temë e bisedimeve ka qenë çështja rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

“Në takim me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, diskutova rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Ne jemi të vetëdijshëm se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i lidhur me afate, andaj, konsiderojmë se edhe pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, institucionet vendore nuk do ta ndalin luftimin e këtyre dukurive. Qytetarët e Kosovës presin që progresi i Kosovës të vlerësohet nga institucionet e Bashkimit Evropian” shkruan ministrja në Facebook./Indeksonline/

Temat: