10:27 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dhuratat që mori Luana Vjollca pas koncertit në Ferizaj (Video)

Luana Vjollca këtë verë është shumë aktive me koncerte.

Ajo mbrëmë ka performuar në një nga klubet e Ferizajit.

Me një paraqitje fantastike siç di vetëm ajo, këngëtarja shfaqi anën e saj atraktive.

Por, ajo mori edhe disa dhurata pas këtij koncerti. Janë fansat e saj të shumtë që u kujdesën për këtë pjesë. E këto dhurata i ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram përmes një videoje.

“Pas koncertit.. @luanaalina_dhuratat me te cmuara per mua jane keto!!! ?
Gjithmone me mua #LUANATOR FAMILJE.
Me e bekuara qe ju kam te gjitheveeee ?” , ka shkruar ajo.


Ndryshe Luana së fundmi solli projektin muzikor ‘Vetëm ty’, ku për më shumë se një javë ka marrë afro 2 milion klikime./Indeksonline/