20:47 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Di Biagio publikon listën e Italisë për ndeshjet kundër Argjentinës dhe Anglisë

Vetëm 4 muaj pasi nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen për në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, Italia do të rikthehet të zbresë në fushë. Këtë herë në pankinë nuk është më i urryeri Ventura, por përkohësisht Luigi Di Biagio, që ka qenë trajner i Italisë U-21. Ky i fundit do të drejtojë kombëtaren italiane për miqësoret ndaj Argjentinës më 23 Mars dhe Anglisë 4 ditë më vonë, më 27 Mars.

Trajneri i përkohshëm i axurrëve ka publikuar edhe listën me 26 futbollistët që do të grumbullojë për këto sfida, teksa emrat e rinj duket se janë shumë të paktë. Kështu spikat grumbullimi për herë të parë i sulmuesve të rinj, Federico Chiesa i Fiorentinës dhe Patrick Cutrone i Milanit, të cilët po spikatin në këtë sezon në Serinë A.