12:26 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Diagnostifikohet me një sëmundje të rrallë, pensionohet ish-ylli i Liverpoolit

Mbrojtësi i Boltonit, Stephen Darby është detyruar të pensionohet në moshën 29-vjeçare pasi u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë.

Ish-anëtari i Liverpoolit dhe Bradfordit ka marrë diagnozën e specialistit së fundmi dhe është këshilluar që të pensionohet nga futbolli aktiv, transmeton IndeksOnline.

Ai tha: ”Është pikëllim i madh që më duhet ta ndërprej menjëherë karrierën time nga futbolli profesionist pas diagnozës së fundit me sëmundjen, ‘Motor Neurone Disease’, që ka të bëjë me trurin”.

”Do të doja t’i falënderoja bashkëlojtarët e mi, Phil Parkinson dhe gjithë stafin e Boltonit për mbështetjen e mrekullueshme që më kanë dhënë pas kësaj periudhe të vështirë”.

”Kërkoj privatësi gjatë kësaj kohe pasi që kështu mund të sfidoj me sëmundjen që kam dhe se mund të kaloj kohë me familjen time”, tha Dardy./IndeksOnline/