08:45 / E Enjte, 17 Maj 2018

Diamanti në Gjenevë shitet për 6.7 milionë dollarë

Një diamant i rrallë i kaltër që ka kaluar 300 vitet e fundit në shtëpitë mbretërore të Evropës është shitur në ankand në Gjenevë për 6.7 milionë dollarë.

Blue Farnese iu dha si një dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së Dukës së Parmës kur u martua me Filipin V të Spanjës në 1715.

Më pas, ai kalonte nëpër breza duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.

Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Golconda e Indisë. Oferta fituese, e bërë nga një blerës ende i paidentifikuar, tejkaloi vlerësimet para shitjes, të cilat e çmonin xhevahirin midis 3.7 dh 5.3 milionë dollarë.