10:45 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diego Costa e bëri Messin, i tha trajnerit spanjoll që Koke të mos gjuaj penallti!

Kombëtarja e Spanjës është eliminuar nga Kupa e Botës “Rusi 2018”.

Spanjollët u mposhtën nga nikoqiri, Rusia pas ekzekutimeve të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Kamerat kanë kapur një detaj interesant në momentin e penalltive.

Sulmuesi i Atletico Madrid, iu afrua trajnerit, Fernando Hierro dhe i kërkoi atij që Koke të mos godiste penalltinë.

Kjo ndoshta varej nga lodhja e lojtarit, apo edhe se Costa luan së bashku në Atletico dhe është në dijeni për fuqinë e Kokes nga pika e bardhë e penalltisë.

Hierro nuk e dëgjoi ish-sulmuesin e Chelseat, dhe kështu Koke humbi penalltinë.

Pasi ndodhi kjo, Costa iu drejtua trajnerit me fjalë: “Unë e thashë këtë”.

Në fund të takimit, Costa dhe Hierro u panë së bashku duke shkuar drejt dhomave të veshjes dhe duke analizuar ndeshjen./IndeksOnline/