08:43 / E Enjte, 11 Janar 2018

Dieta dhe ushtrimet më të mira se ilaçet, për të luftuar diabetin 2

Dieta dhe stërvitja e rregullt mund të jenë më efektiv në kontrollin e diabetit të tipit 2 sesa ilaçet, sugjerojnë hulumtimet.

Pacientët të cilët i përmbahen një programi të humbjes së peshës, kanë më pak gjasa të marrin ilaçe dhe kanë tendencë të kenë nivele më të shëndetshme të sheqerit në gjak, zbuloi ky studim, transmeton Indeksonline.

Ky hulumtim u krye në 1500 pacientë të diabetit të tipit 2 nga studiuesit e Universitetit të Glasgoëit, që morën pjesë në një kurs ku edhe u krahasuan me ata persona që nuk e kishin diabetin.

Ata gjetën se njerëzit të cilët kishin përfunduar javën e 16 të regjimit, nuk kishin nevojë të rrisnin numrin e tabletave të diabetit që duhej marrë./Indeksonline/