07:32 / E Hënë, 12 Mars 2018

“Dieta ekstreme që gati më kushtoi jetën”

Gjithçka filloi kur isha e vogël dhe isha e trashë. Pesha trupore më pengoi që të kisha fëmijërinë që e ëndërroja, derisa shoqet e mia kënaqeshin duke u socializuar mua fundjavat më kalonin duke qëndruar në shtëpi, duke lexuar dhe shikuar TV.

Në shkollë të mesme u regjistrova në një shkollë prestigjioze në të cilën shumica e vajzave dukeshin sikur modele të sfilatave, gjë që më bënte të ndjehem keq për veten. Një ditë, shoqja e ime e dhomës, pasi dëgjoi qarjen dhe ankimin rreth peshës sime, më ofroi një pilulë rozë- një laksativ i cili më ndryshoi jetën. Atë natë muskujt më digjeshim, barku kishte ngërçe dhe sikur tërë pesha ime shkoi në tualet. Çuditërisht ndjehesha mirë sepse më erdhi një shpresë për rregullimin e peshës.

Kështuqë fillova të marr laksativë për çdo ditë, e kjo nënkuptonte vizita më të shpeshta në tualet. Pas një kohe vendosa që të përparoj dietën në një nivel tjetër, duke kufizuar vaktet dhe ushqimin. Në fillim nuk haja mëngjes ndërsa për drekë merrja ushqim me fibra që nuk ka kalori, darka nuk ishte e lejuar sepse pastaj nuk do mund të digjen kaloritë gjatë natës. Disa miq më sugjeruan që të pi laksativin me kafe pasiqë kafeja do të detyronte tepricën e ujit të dalë jashtë trupit, kjo nënkuptonte vizita edhe më të shpeshta në tualet.

Disa shoqe tjera më mësuan një truk tjetër se si të fsheh përdorimin e laksativëve duke i futur në një pako të ëmbëlsirave kështuqë mund t`i përdorja edhe para profesorëve dhe askush të mos e dallonte. E shihja ndryshimin në mua se si humbja kilogramët dhe arrita në një pikë të cilën e dëshiroja. Tani më nuk më thonin trashalluqe, madje dëgjoja zëra që më quanin anoreksike, të gjithë ishin të ndezur nga kurreshtja se si ia arrija, cili ishte sekreti im.

Zbrita në konsumimin e 150 kalorive në ditë, vrapo në kodër 5 herë në javë dhe arrita të mos jem më trashalluqja Ana. Mirëpo një ditë në banjo, një zhurmë në veshë dhe një marramendje mi fiku dritat, rashë pa ndjenja nën dush dhe pasi u zgjova e kuptova se ky është alarmi. E kuptova se nevoja për t`u dukur më e hollë dhe më e bukur për pak më kushtoi jetën time. Mundesha të përjetoj arrest kardiak apo të bie në komë, mirëpo ja që kisha fat.

Pas kësaj eksperience i ndërpreva laksativët dhe nevoja për të qenë e shëndetshme më bëri të ushtroj edhe më intensivisht. Tani nuk merrem me numërimin e kalorive të ushqimeve dhe nuk më intereson pamja sa shëndeti i trupit tim. Tani jam një 28 vjeçe e lumtur që i la pas laksativët. Përfundimisht ndjehem e bukur, brenda dhe jashtë, dhe jam e lumtur që shpëtova nga ajo çmenduri që mund të më kushtonte gjithçka që kam dhe që jam.

Temat: