16:28 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Dieta pas Vitit të Ri

Pas festave ndodh rëndom që organizmi ynë të shtojë dy ose tre kilogramë. Por çdokush do të donte të reduktonte disa të tillë  pikërisht për festat e fundvitit.

Cilat dieta do t’ju ndihmonin për t’u dukur në formë të shkëlqyer?  Ja disa të lehta e të shpejta

Dieta e qumështit

 Produktet e qumështit ndihmojnë jo vetëm për të marrë energjinë e duhur, por veçanërisht në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Dieta e qumështit nuk duhet aplikuar nga ata persona të cilët vuajnë nga alergjia e albuminës.

Përveç kësaj, qumështi i siguron organizmit sasinë e nevojshme të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve. Kjo është një nga arsyet që dietologët e sugjerojnë herë pas here këtë lloj diete, e sidomos qumështin. Një javë ose dy përpara festave do të ishte koha e mjaftueshme për t’u dukur në formë të mirë.

 Qumësht me çaj

 Nëse qumështi do të shoqërohej me çaj dieta bëhet më e larmishme dhe e shëndetshme. Hidhni në një filxhan ose gotë 2-3 lugë me çaj jeshil dhe më pas përziejeni me qumësht.

Pijeni ngadalë deri në orën gjashtë pasdite. Mund të pini deri në dy litër në ditë.

Dieta e karotës

 Grini karota të freskëta dhe shtojini sasisë së tyre një limon të shtrydhur. Hidhni gjithashtu në të një lugë me mjaltë si dhe ndonjë frutë sipas dëshirës. Këtë përbërje me bazë karote konsumojeni pas drekës ose në darkë.

Gjatë drekës mund të hani pasta të ndryshme për tre ditë të caktuara.

Në ditën e katërt ju mund ta ndryshoni menynë tuaj me një porcion të vogël patatesh të ziera si dhe bukë të thekur. Ndërsa në ditën e pestë hani si zakonisht.

Dieta e shpejtë

 Kjo lloj diete është shumë e shëndetshme për organizmin, meqë përmban të gjithë komponentët e nevojshme për një ushqyerje të mirë. Mos e ndiqni këtë dietë për një kohë të gjatë, shtatë ditë janë më se të mjaftueshme.

Mëngjesi i parë: një gotë me çaj ose kafe pa sheqer

Mëngjesi i dytë: 40 g djathë

Dreka: vezë të zier, 120 g mish pa dhjamë, omëletë me 20 g djathë

Vakt i pasdites: një gotë me çaj pa sheqer

Darka: 125 g mish i zier, perime të ziera me pak vaj

Përpara se të flini pini një gotë me nenexhik të zier

Dieta e sallatës jeshile

 Është dietë që bazohet mbi konsumimin e sallatës jeshile e cila vijohet për dy javë dhe ndihmon në reduktimin e 7 kg për trupa mbi peshë.

Java e parë

Mëngjesi: pini një gotë me ujë dhe limon vetëm 30 minuta para se të hani lakër. Përgatisni një sallatë frutash kryesisht me mollë jeshile, pjeshkë, portokallë, ose mandarina të përziera me 1% kos.

Dreka dhe darka: përgatisni një sallatë me perime të ndryshme, përveç patates, hidhini pak limon të shtrydhur si dhe pak vaj ulliri, pa kripë.

Java e dytë

Të njëjtat ushqime, vetëm shtojini menysë suaj 100 g mish pa dhjamë dhe pa kripë në drekë. Gjatë kësaj diete pini çaj jeshil si dhe ujë me limon. Por kujdes, mos konsumoni sasi të mëdha.

Të dobësoheni urgjentisht!

 A është e mundur të humbasësh disa kilogramë në një kohë të shkurtër, për shembull, në tre ditë? Dietologët konfirmojnë se është e mundur. Duhet të hani vetëm supë me perime dhe mund të arrini rezultate të dëshiruara. Gjatë këtyre tyre ditëve mund të pini vetëm ujë, çaj dhe kafe pa sheqer. Harrojeni alkoolin dhe pijet me gaz! Mund të hani supë në çdo vakt dhe sa të doni.

Dita e parë: vetëm supë dhe çdo lloj fruti, përveç bananes

Dita e dytë: supë dhe çdo lloj sasie perimesh, përveç fasules, bizeles dhe misrit. Për drekë mund të hani një patate të pjekur me pak gjalpë. Në këtë ditë nuk do të ketë asnjë frutë!

Dita e tretë: supë sa të dëshironi, perime dhe fruta gjithashtu.

Receta supe

 Për të bërë supë në ditë diete zakonisht përdorni këto përbërës: gjashtë karota, dy spec jeshil, një lakër të tërë, selino, dy qepë të freskëta, disa domate të grira, 400 g bizele, supë pule ose viçi, kripë, piper, si dhe majdanoz- sipas dëshirës.

I grini të gjitha perimet në forma të vogla, dhe më pas hidhini në një tenxhere të mbushur me ujë në një të tretën e saj. I zieni vetëm për dhjetë minuta.

Shtoni ujë të zier gjatë gatimit, më pas uleni temperaturën e zjarrit dhe ziejini perimet derisa të bëhen të buta.