22:05 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Dietistja tregon arsyet pse nuk mund të humbni peshë? Jep edhe këshilla

Dihet prej kohësh se Australia ka një nga normat më të larta të obezitetit në botë.

Shifrat nga Byroja Australiane e Statistikave (ABS) tregon se pothuajse 64 për qind e të rriturve- ose afër dy të tretave është në mbipeshë ose i trashë.

Sipas dietistes Kate Save nga BeFitFood ka disa arsye pse humbja e peshë mund të jetë më e vështirë për disa persona.

“Trashja është një sëmundje progresive, që do të thotë se sa më e trash që do të bëhesh, aq më të vështirë e ke të humbasësh peshë’, ka thënë ajo.

Kështu, ajo ka renditur disa arsye për të cilat thotë se ndikojnë që të mos humbni peshë edhe nëse ju provoni.

Shkalla e metabolizmit

Kuptimi i efektit të shkallës metabolike- ose sa shpejt ose i ngadalshëm trupi juaj e përpunon ushqimin- është një faktor i rëndësishëm, ka thënë ekspertja.

Në veçanti ajo vuri në dukje gratë, duke thënë se ato kanë më pak masë të muskujve dhe një përqindje më të lartë të yndyrës trupore, për këtë arsye edhe kanë  një shkallë më të ulët metabolike.

Emocionet

Ekspertja gjithashtu tregoi se si një shtojcë emocionale për ushqimin mund të bëj gjithashtu “kërdi” për ata që dëshirojnë të mbajnë një dietë dhe të kenë kontroll për mënyrën e jetesës.

Kate tha se gratë kanë më shumë lidhje emocionale me ushqimin për shkak të lidhjeve dhe përvojave të ndryshme, veçanërisht atyre që nga fëmijëria.

Marrëdhëniet tona me ushqimin formohen para se të mund të ecim ose të flasim, që do të thotë se ushqimi është një nga burimet tona të para.

“Nuk ka dyshim se meshkujt dhe femrat i përgjigjen stresit duke ngrënë, por femrat priren të lidhen më shumë me ushqimin në një nivel të përgjithshëm”, ka thënë ajo.

Ushtrimet edhe me aktivitetin më të ulët, mund të bëjnë ndryshim të madh

Kate tha se ajo inkurajon këdo që dëshiron të bëjë ndryshime të bëj stërvitje edhe nëse është diçka aq e thjeshtë sa ecja e përditshme pas ngrënies.

“Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse muskujt marrin glukozë dhe përmirësojnë rezitencën e insulinës ose ndjeshmërinë e insluinës”, ka thënë ajo.

Ajo theksoi se stërvitja e bën trupin më efikas në përdorimin e insulinës, dhe redukton nivelet e sheqerit në gjak dhe zvogëlon një gjendje inflamatore në trup.

“Është më shumë për përfitime shëndetësore sesa humbja e peshës. Aktiviteti edhe më i ulët fizik mund të jetë parandalues për rritjen e qelizave të yndyrës nëse bëhet rregullisht”, ka thënë ajo.