07:15 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Shtëpia gjendet në lagjen Vneshtat. Nuk dihet nëse si pasojë e këtij zjarri ka pësuar lëndime ndonjë person por që dëmet material duhet të jenë të mëdha, shkruan Indeksonline.

Nuk dihen arsyet e zjarrit por Indeksonline ka siguruar edhe një video nga djegia e shtëpisë./Indeksonline/