07:17 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Digjet objekti i ambulancës së mjekësisë familjare në Rahovec

Persona të panjohur i kanë vënë flakën një pjese të objektit të ambulancës së mjekësisë familjare.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit.

“Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin garazhës  së objektit të ambulancës së mjekësisë familjare. Njësit relevante kanë dalur në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, njofton policia.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar./AktivPress