23:42 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dikur basketbollistë, sot ndër artistët më të mirë të estradës

Janë ndër meshkujt më të përfolur të skenës shqiptare dhe të njohur nga të gjitha moshat me suksesin që gëzojnë sot në muzikë.

Por jo kaq të suksesshëm u treguan në një fushë tjetër që dikur i përkisnin, shkruan Insporti.com.

Bëhet fjalë për fushën e basketbollit pjesë e së cilës ishin disa nga emrat më të njohur të rep-skenës së sotme.

E nisim me Ledri Vulën, pa dyshim mashkullin më të përfolur prej vitesh në showbizin shqiptar.Ledri sot bëri bujë me lajmin se është emëruar nënkryetar i Z mobile Prishtina. Ardhja e tij në kë këtë post nuk është e rastësishme.

Ledri në adoleshencën e tij, para se t’i përkushtohej muzikës ishte pjesë e KB RTV 21.

Reperi i njohur u rikthye në këtë sport për të cilin flet me shumë dashuri në shumë paraqitje televizive, por tani si pjesë e strukturave udhëheqëse të klubit.

‘Skillzat’ i bashkoi basketbolli

Edhe anëtari tjetër i “Skillz”, dikur i përkiste sportit të basketbollit.

Visari para se të fitonte famë nga muzika duartrokitjet e para i mori nga tifozët e KB Royal Universiteti (ekipi i juniorëve).

Reperi i njohur e la basketbollin për t’u përkushtuar në karrierën muzikore, në rrugën e së cilës pati jo pak probleme. Pas ndarjes nga Ledri Vula, javë më parë u bë publike edhe shkëputja nga labeli “Baba stars”, për të vazhduar karrierën vetëm.

Ledri dhe Visari janë bërë miq pikërisht nga basketbolli.

Image result for LEDRI VISARI

Një tjetër artist mjaft i suksesshëm dikur ishte basketbollist. Bëhet fjalë për reperin Majk.

Majk, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha për ata që nuk e dinë ishte pjesë e skuadrës së Lipjanit.

Image

Labeli Babastars ka edhe një tjetër anëtar që në të kaluarën ishte basketbollist.Agon Sylejmani i njohir si Agon Amiga ka folur shumë pak për këtë pjesë por ai ishte pjesë e KB Exclusiv.

Si duket dëshira e madhe për të qenë një reper bëri që Agoni ta braktis basketbollin dhe tërë energjinë ta shpenzojë te muzika që i solli jo pak suksese.

Image result for AGON AMIGA BASKET

Ndryshe nga të tjerët që basketbollin e braktisën për rep, Driton Obertinca zgjodhi një tjetër zhanër muzikor.

Dritoni që sot këndon muzikë argëtuese dikur i përkiste klubeve të mëdha si Prishtina, Mabetex e Exclusive.

Image may contain: 1 person

Këta ish-basketbollistë tashmë kanë zënë vend të rëndësishëm në skenën shqiptare.

Temat: