16:28 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dikur ishte miss, solariumi ia shkatërroi lëkurën

Një ish-mbretëreshë e bukurisë “tanorexic” e cila humbi veten duke u lyer me Coca Cola dhe vaj teksa po rrezitej për të arritur pamjen perfekte.

Beverley Dodds, dikur u kurorëzuar me titullin Miss Merseyside, dikur përdortë gjithçka për të marrë ngjyrën e lëkurës, gjersa sot ka lëkurën e një 85-vjeçareje, transmeton Indeksonline.

E obsesionuar pas kremave të diellit, ajo shpenzoi aq shumë kohë nën rrezet ultra violet, në dhomën e saj të gjumit sa babai i saj ankohej edhe për faturat e energjisë elektrike.

Por tani, ajo mbulohet kudo që shkon, duke fshehur trupin që dikur fitoi kurorën e saj të bukurisë, pasi luftoi me efektet e kancerit të lëkurës për dy dekada.

Ajo po i inkurajon gratë e tjera që mos të kenë këto synime dhe most ë përdorin gjëra që e dëmtojnë shëndetin e tyre.

Beverley ka luftuar me kancer të lëkurës për 22 vite dhe sot vuan edhe më tepër me pamjen e saj.

“Këmbët e mia ishin gjithmonë veçoria ime e bukur dhe tani ato janë të tmerrshëm dhe unë duhet t’i mbuloj sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është fatkeqësi, por nuk mund të bëjë asgjë më”, tha Beverley./Indeksonline/.