Dikur me kilikera, fëmija e sotit veç në telefona
Me siguri se shumë nga ju jeni rritur me lojëra më klasike, por më energjike.
Një nga to ka qenë loja me kilikera. Një gropë e hapur në tokë shërbente si sfidë mes fëmijëve në këtë lojë shumë të famshme dikur, shkruan Indeksonline.
Por, fëmijët e ditëve të sotme mbase nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Shumë nga fëmijët tanë e kanë telefonin si argëtim dhe lojë ditore.
Ky fenomen është i përhapur pothuajse në secilën familje. Duke qenë mes këtyre zgjedhjeve, cila do të mendondit ju se do të ishte adekuate?