10:16 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dikush po i hakon llogaritë në Instagram

Në 24 orët e fundit janë hakuar më shumë se 100 llogari në Instagram. Një përdorues me 4500 ndjekës në llogarinë e tij të fitnesit vërejti se dje profili i tij u mbyll në Instagram.

Kur u përpoq të rikthente llogarinë, ai vërejti se më nuk është pjesë e këtij rrjeti. Njëjt i ka ndodhur edhe një personi me emrin Megan.

Emri i tij dhe imazhi i profilit kishte ndryshuar, ashtu si edhe fjalëkalimi, adresa e postës elektronike dhe llogaria e Facebook-ut të lidhura me Instagram-in e tij.

Në adresë të Instagram më shumë se 100 llogari kanë raportuar për hakime të ngjashme në 24 orët e fundit. Kompania ka thënë se është duke verifikuar këto llogari.

Temat: