12:27 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Din Sula zyrtarizohet te skuadra belge (Foto)

Futbollisti i talentuar kosovar, Din Sula është bërë me klub të ri.

Sulmuesi nga Kosova, që luan për Kombëtaren e Belgjikës, ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me klubin e Waasland-Beveren, shkruan IndeksOnline.

Dula, 20-vjeçar, u trajnua në Diegem Sport dhe Woluwe-Zaventem, dhe më pas u transferua në OHL. Në vitin 2015 ai u trasnferua në Lommel United si i huazuar.

Kosovari gjatë sezonit të kaluar luajti rol të rëndësishëm për klubin duke u ngjitur në Ligën Proximus.

Ai shënoi 19 gola dhe bëri disa asistime për bashkëlojtarët e tij./IndeksOnline/