15:04 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Dina Torkia, blogerja myslimane që tregon modën në mënyrë fantastike (Foto)

Kur industria e modës feston diversitetin, e gjitha bota merr vesh për këtë.

Në vitet e fundit, modelet e besimit islam, të tilla si 20 vjeçarja, Halima Aden, kanë shkatërruar stereotipet duke I treguar botës se gratë që mbajnë shami mund të jenë elegante dhe në modë.

Gjatë tetë viteve të fundit, blogerja Dina Torkia, ka përdorur platformën e saj online si një prizëm për kreativitetin e saj dhe për të përhapur vetëdijen rreth modës modeste, transmeton Indeksonline.

Me mbi  një milion pasues në Instagram dhe mbi 700 mijë abonentë në Youtube, thuhet saktë se Trokia bëri një ndikim të madh që nga fillimi i saj për t’u marrë me modën.

Torkia shpjegoi se moda modeste-  është thjeshtë kur rrobat janë projektuar në një mënyrë që i përshtaten njerëzve që preferojnë të tregojnë më pak lëkurën./Indeksonline/