22:21 / E Martë, 13 Mars 2018

Diplomati amerikan: SHBA-të e konsiderojnë Serbinë shtyllë të stabilitetit në rajon

Diplomati amerikan, Wes Michel, pas vizitës që sot i bëri Kosovës, pasdite qëndroi në Serbi.

Ai atje u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si shtyllën kurrizore të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Michel, gjatë takimit me Dacic, të cilit i dhuroi  një ribotim të deklaratave të presidentit amerikan Woodroë Wilson në Kosovë nga “New York Times”, në qershor të vitit 1918 .

Ai theksoi se SHBA-të e kanë konsideruar gjithmonë Serbinë si njërin ndër vendet më të rëndësishme të rajonit. /Indeksonline/

Temat: