12:58 / E Enjte, 05 Korrik 2018

Diplomati serb: Trump dhe Putin nuk do të diskutojnë për Kosovën në Helsinki

Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA gjatë kohës së kryeministrit të vrarë serb Zoran Djindjic ka thënë se Trump dhe Putin nuk do të diskutojnë për Kosovën në samitin e tyre në Helsinki më 16 korrik.

Ivan Vujaçiq, diplomat serb, i ka hedhur poshtë bisedimet për Kosovën ndërmjet Trump dhe Putin.

“Nuk do të jemi temë në atë takim. Këto janë spekulime të mediave që publikohen për arsye të ndryshme. Trump dhe Putin kanë tema shumë më të rëndësishme për të zgjidhur, çështja e Krimesë, gjithësesi nuk do të jetë në kontekst të Kosovës” ka thënë Vujacic.

Ky diplomat konsideron se kur dy fuqi të mëdha zgjidhin problemet e lojtarëve të vegjël, kjo kurrë nuk përfundon mirë për lojtarët e vegjël gjithandej botës.

Ish-ambasadori serb po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë e zgjerimit të pjesëmarrësve në dialogun Kosovë-Serbi, që është përmendur nga zyrtarët serbë.

“Gjithsesi zgjerimi I formatit është rrugë për të zvarritur zgjidhjen e problemit. Sa më shumë pjesëmarrës aq më shumë problem. Në atë mënyrë, çështja bëhet edhe më e komplikuar dhe kjo nuk do të lejohet” ka thënë Vujaçiq për Danas.